Pa incidente kaloi ndeshja e futbollit mes ekipit bullgar “Levski” dhe atij maqedonas “Shkupi” në stadiumin “Georgi Asparuhov” në Sofje nga raundi i dytë preliminar i Ligës së Konferencës. UEFA i ndaloi tifozët e Maqedonisë së Veriut të ndiqnin ndeshjen për shkak të agresionit në Maqedoni një javë më parë, kur një tifoz i skuadrës bullgare u shtrua në spitalin e Shkupit me plagë.
Ndeshja e parë mes “Levskit” dhe “Shkupit” përfundoi me rezultat 2:0 dhe mbrëmë skuadra bullgare dominoi sërish – me gol në minutën e fundit. Kështu, “Levski” me rezultat 3:0 u kualifikua në javënn e tretë kualifikues, ku do të përballet me ekipin izraelit “Apoel Beer Sheva”.
Ndërkohë, i dëmtuari në Shkup Dragomir Andonov, u transportua me një fluturim të Operatorit Shtetëror të Aviacionit dhe u vendos në reanimacionin e Akademisë Ushtarake të Mjekësisë. Gjendja e tij është stabile dhe pa rrezik për jetën.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..