Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shefi i inteligjencës ukrainase ishte për një vizitë në Bullgari

Kirillo Budanov dhe Todor Tagarev
Foto: BGNES

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se shefi i Drejtorisë kryesore “Inteligjencë” të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe një delegacion i kryesuar prej tij ishin për një vizitë zyrtare në Bullgari. Gjeneralmajor Kirillo Budanov gjatë vizitës së tij u takua me ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev, si dhe me drejtorin e Shërbimit “Inteligjenca Ushtarake”, gjeneral brigade Venelin Venev. Gjatë bisedimeve u diskutua siguria rajonale dhe ndërkombëtare, perspektivat e zhvillimit të situatës dhe tema të tjera. Ministria thekson gjithashtu se çështja me faqen “Mirotvorec” u ngrit dhe u sqarua nga pala bullgare, por nuk japin detaje për këtë temë.

Rumen Radev i bëri thirrje shoqërisë që të jetë vigjilent ndaj orvatjeve kundër lirisë dhe demokracisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD