Në mbrojtjen e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike u përfshin nënkryetari i Grupit Parlamentar të BSP-së Georgi Svilenski, kryetari i këshilltarëve komunalë të socialistëve në Sofje Ivan Takov, anëtarë të organizatës rinore të BSP-së dhe simpatizantë. “Nuk do të lejojmë që monumenti të shembet. Nuk do të lejojmë që ky të jetë elementi kryesor i fushatës zgjedhore të njerëzve që nuk e njohin historinë dhe të kaluarën e Bullgarisë dhe Evropës. Ne jemi kundër çdo nisme për rrënimin e çdo monumenti në vend, pavarësisht se kujt përfaqëson ajo pjesë e historisë së Bullgarisë”, tha Svilenski.
Përfaqësuesit e formacioneve politike “E majta” dhe “Vëzrazhdane” e ruajtën Monumentin e Ushtrisë Sovjetike gjatë gjithë natës dhe deklaruan se marrin detyrën 24 orësh përpara monumentit të Ushtrisë së Kuqe.
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..