Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 100 vjet nga lindja e Lea Ivanovës

Foto: Youtube / PICTOMASTER music box

Më 13 gusht festojmë 100-vjetorin e lindjes së Lea Ivanovës - një nga interpretueset e para të xhazit në Bullgari. Ajo ka lindur në vitin 1923 në qytetin e Dupnicës(Bullgari Jugperëndimore), por është rritur në Stamboll. Talenti i saj në të kënduar u shfaq në korin e fëmijëve të Ekzarkisë Bullgare. Lea erdhi në Sofje në vitet 1940, kur iu bashkua formacioneve të ndryshme të xhazit, me të cilët kryesisht këndonte swing.

E shtypur nga regjimi komunist për shkak të "muzikës dekadente perëndimore" që interpretonte, ajo u vlerësua më shumë jashtë vendit, ku arriti të performonte në mënyrë aktive në vitet 1960 - në Rumani, Hungari, pastaj Jugosllavi dhe Gjermaninë Lindore, dhe më vonë – edhe në SHBA , Kanada, Amerikën e Jugut etj.

Megjithatë, me personalitetin e saj karizmatik dhe praninë magjepsëse skenike, Lea Ivanova mbetet një nga legjendat më të mëdha të muzikës bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petko Stajnov (1896 – 1977)

Petko Stajnov – "Vallëzime Trake"

"Kush nuk i njeh 'Vallëzimet Trake'? Kush nuk ka dëgjuar për to?" – do të thërriste klasiku, po të kishte mundësi të dëgjonte vetëm disa takte nga suita emblematike. Në të vërtetë, edhe bashkatdhetarët tanë plotësisht të painformuar për muzikën klasike e..

botuar më 25-08-22 7.00.PD

“Kujtim” i këngëtarit Vasill Petrov

Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunës për zhvillimin e jetës kulturore dhe turizmit,..

botuar më 25-08-21 1.45.MD

Pavell Balev – dirigjenti botëror i premierave bullgare

Për tre dekada me radhë, Pavell Balev gëzon një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë, Azi dhe Amerikë. Ai është dirigjenti bullgar më i respektuar në Gjermani dhe Austri, Francë dhe Zvicër, Danimarkë dhe Sllovaki, Rusi dhe Kinë, Tajvan dhe Singapor...

botuar më 25-08-20 7.00.PD