Më 13 gusht festojmë 100-vjetorin e lindjes së Lea Ivanovës - një nga interpretueset e para të xhazit në Bullgari. Ajo ka lindur në vitin 1923 në qytetin e Dupnicës(Bullgari Jugperëndimore), por është rritur në Stamboll. Talenti i saj në të kënduar u shfaq në korin e fëmijëve të Ekzarkisë Bullgare. Lea erdhi në Sofje në vitet 1940, kur iu bashkua formacioneve të ndryshme të xhazit, me të cilët kryesisht këndonte swing.
E shtypur nga regjimi komunist për shkak të "muzikës dekadente perëndimore" që interpretonte, ajo u vlerësua më shumë jashtë vendit, ku arriti të performonte në mënyrë aktive në vitet 1960 - në Rumani, Hungari, pastaj Jugosllavi dhe Gjermaninë Lindore, dhe më vonë – edhe në SHBA , Kanada, Amerikën e Jugut etj.
Megjithatë, me personalitetin e saj karizmatik dhe praninë magjepsëse skenike, Lea Ivanova mbetet një nga legjendat më të mëdha të muzikës bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal