Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve - 12 Gushtit, për të dytin vit në Sofje mbahet festivali “Sofja ime. Të rinjtë me kauza”. Qëllimi i veprimtarisë është për t’iu përgjigjur interesave të të rinjve duke provokuar përgjegjësi dhe humanizëm. Dhe këtë vit ka 4 kauza – ndër to janë kujdesi dhe birësimi i kafshëve të pastreha, parandalimi kundër varësive, si dhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Një kauzë e veçantë është edhe rikthimi i të rinjve në botën e librit.
Programi i pasur i veprimtarisë fillon më 11 gusht në skenën e hapur e Kinemasë “Cabana”, në parkun e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Aktivitetet përfshijnë lojëra me çmime, punëtori artistike për vizatim me piktorë të famshëm, punëtori për shndërrimin e rrobave të vjetra në bizhuteri të bukura, prezantime librash, startup inovacione për të rinjtë, takime me autorë të njohur, mësime në swing dhe shumë më tepër.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..