Gjendja e kulturave bujqësore pranverore - misri dhe luledielli - në pjesën më të madhe të vendit është e pakënaqshme, e në vende të caktuara edhe alarmante, njoftoi korrespondentja e BNR në Dobriç,Bullgari Verilindore, Maja Shtërbanova. Parashikimet e fermerëve janë për rendimente jashtëzakonisht të ulëta që i afrohen vitit kritik 2020. Shkak për këtë janë kushtet e motit të muajve të fundit, mungesa e reshjeve dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta, të shoqëruara me një erë të fortë jugore. Problem është edhe pasiguria e tregut, si dhe çmimet e produkteve bujqësore në bursë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..