Unë pres që të ketë një rotacion. Kalimi nga një kryeministër dhe nga një përbërje e kabinetit në një tjetër është i vështirë, por kjo ka ndodhur në Rumani, do të ndodhë edhe në vendin tonë, tha për televizionin “Bulgaria ON Air”, kryeministri akademik Nikollaj Denkov.
Nëpërmjet negociatave me "Lukoil" do të përcaktohet se si raportohen paratë në buxhetin bullgar. Duhet të kërkojmë fondet nga kompania, shtoi kryeministri. Për “Rosenec” – opsioni më i mirë është që porti të kthehet në kontrollin e shtetit, por rafineria në Burgas të funksionojë normalisht. Bisedimet kanë filluar me idenë se ato mund të përfundojnë me një marrëveshje të dobishme reciproke.
Kontrata me kompaninë turke të gazit "Botash" krijon shumë rreziqe për shtetin, dhe nuk merr parasysh mundësitë për zhvillimin e tregut të energjisë. Ne po bëjmë ç'është e mundur për të lidhur një aneks të kësaj kontrate, me të cilën rreziqet janë minimizuar, sqaroi kryeministri.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..