Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori bullgar në Londër mbrojti një shfaqje për Mbretin Boris III

Mbreti Boris III
Foto: arkiv

Ambasadori i Bullgarisë në Britaninë e Madhe, Marin Rajkov, në një letër dërguar “The Times”, hodhi poshtë një vlerësim negativ të historianit Kolin Shindler për shfaqjen “Jeta e shkurtër dhe vdekja misterioze e Boris III, Mbret të Bullgarisë”. Pjesa do të prezantohet më 28 gusht nga formacioni “Out of the Forest” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Edinburg. Skenari i pjesës u krijua nga Xhousef Këllën dhe Sasha Uillsën bazuar në librin “Kurora me gjemba” të shkrimtarit bullgar Stefan Gruev.

“Zotëri, ju shkruani se skenari ... është një “rishkrim i historisë” për shkak të pretendimit të rremë se monarku bullgar shpëtoi jetën e 50 000 hebrenjve gjatë Holokaustit”, i thotë Shindlerit ambasadori Rajkov. “Shfaqja pasqyron saktë faktet historike”, thekson diplomati. Ai vë në dukje se pavarësisht ligjit kufizues ndaj hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë bullgarë mbetën nën mbrojtjen e shtetësisë së tyre bullgare dhe nuk iu dorëzuan kampet e përqendrimit të Rajhut të Tretë. Por kjo nuk ndodh në territoret e administruara, të pushtuara të Jugosllavisë dhe Greqisë, ku Bullgaria nuk ka sovranitet dhe nuk mund t’u japë hebrenjve vendas shtetësinë bullgare. “Roli i mbretit është vendimtar, sepse ai është personi që kontrollon të gjitha qendrat kryesore të pushtetit”, përfundon Rajkov.

Më 15 gusht mbushen 80 vjet nga vdekja e Mbretit Boris III.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për shkollën bullgare "Rodna Strjaha" në Qipro – ose si nga vështirësitë lind shpresa

Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..

botuar më 25-04-12 6.30.PD

Superkompjuteri bullgar Discoverer tani ka efikasitet më të lartë

Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..

botuar më 25-04-11 6.18.MD

Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës

Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..

botuar më 25-04-11 12.46.MD