Tre bullgarë - Orlin Rusev, 45 vjeç, Biser Xhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe, janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë. Arrestimet u kryen në shkurt, raportoi BBC. Bashkatdhetarët tanë janë akuzuar se kanë dokumente personale me “përmbajtje të dyshimtë” – false. Mes tyre janë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke. Tre të akuzuarit u arrestuan nga anti-terroristët në Londër. Rusev ka pasur lidhje biznesi me Rusinë. Ai u transferua në ishull në vitin 2009. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Rusev ka një biznes lidhur me përgjime dhe më parë ka punuar si këshilltar në Ministrinë Bullgare të Energjisë.
Xhambazov ka punuar si shofer për spitalet lokale, dhe Ivanova - si asistente në një laborator privat. Ata janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 vjet më parë dhe kanë krijuar një platformë sociale bullgare atje, me qëllim të ndihmës së bashkatdhetarëve tanë në Londër me kurse të gjuhës angleze, si dhe në mbledhjen e dokumenteve të nevojshme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe. Tre të pandehurit pritet të dalin në gjykatë në Londër në janar.
Ambasadori bullgar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Marin Rajkov, tha për BTA se ambasada jonë nuk ishte e informuar nga institucionet britanike për ndalimin e tre personave të cituar në raportin e BBC.Në Këshillin Evropian, Bullgaria do të insistojë që në miratimin e Konkluzioneve të takimit të përfshihet teksti për Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev përfaqëson vendin..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje më 27 qershor me iniciativën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe me mbështetjen e..
Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi..
Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar -..
PP-DB dyshoi në mundësinë e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri. Në një konferencë në parlament, bashkëkryetari i..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të..