Biznesmeni Aleksej Petrov u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen “Dragalevci” të kryeqytetit. Këtë e konfirmuan për BNR burime nga Ministria e Brendshme. Në vendngjarje kishte edhe një grua, e cila gjithashtu u qëllua me armë zjarri. Ajo u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave fillestare, të dy u qëlluan me pushkë. Të dy ecën në Vitosha, me tre roje sigurie, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Petrov shpesh bënte kalime të tilla.
I lindur në vitin 1962, Petrov është një ish-beretë nga Skuadra Speciale Kundër Terrorizmit. Pasi la beretat, iu drejtua biznesit privat. Ai njihet si pronar i kompanive të sigurimit, edhe si themeluesi i shoqërisë së sigurimit të forcës “Apollo dhe Bollkan” në vitet 90-të të shekullit ti kaluar. Ai ishte i pandehur në procesin kundër grupit kriminal “Oktapod”, i angazhuar në shantazh dhe zhvatje, por më pas u shpall i pafajshëm.
Petrov ishte edhe këshilltar i kryetarit të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” në vitet 2008-2009, ndërsa për një kohë ishte edhe mësues në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore.
Më 14 gusht 2002, kundër Aleksej Petrov u krye një atentat i pasuksesshëm, në të cilin u qëllua në gjoks dhe në këmbë. Më 29 tetor 2015 kundër tij u bë sërish një sulm i pasuksesshëm me granatahedhës.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..