Një anketim i Fondacionit “Librat për Fëmijë”, i kryer në periudhën maj-qershor 2023, i kërkoi përgjigje pyetjes nëse prindërit në Bullgari gjejnë kohë për t’u lexuar libra fëmijëve të tyre. U anketuar 1100 prindër të fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç. 99% e prindërve të anketuar thonë se kishin një bibliotekë në shtëpi, por vetëm 1.4% u lexonin rregullisht fëmijëve të tyre. Mbi 70% e prindërve tregojnë se zgjedhin libra me planimetri dhe ilustrime të bukura për fëmijët e tyre, librat me përralla blihen nga 53% e prindërve, enciklopeditë janë një zgjedhje e preferuar prej 45%. Të anketuarit që morën pjesë në sondazh janë kryesisht nga qytetet e mëdha dhe me arsim të lartë. Informacioni vjen nga BNR Sofja.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..