Në Athinë, në kuadër të një takimi për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Nikollaj Denkov ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi edhe një herë kryeministrin Denkov për ndihmën e dhënë nga Bullgaria për Ukrainën. Denkov kujtoi se tashmë ka një vendim të qeverisë bullgare për dërgimin në Ukrainë të njëqind transportuesve të blinduar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ratifikimi nga parlamenti pritet ta përfundojë procedurën. Presidenti ukrainas ngriti çështjen e përpjekjeve të vendeve anëtare të NATO-s në Detin e Zi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi. Ukraina tashmë po zhvillon bisedime për këtë temë me Turqinë dhe Rumaninë dhe ka ftuar Bullgarinë t'i bashkohet.
Zelenski konfirmoi gjithashtu interesin e Ukrainës për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga termocentrali i dytë i parealizuar "Belene" dhe pajisjet e tyre. Ministria e Energjisë është duke bërë vlerësimin e aseteve, sqaroi kryeministri. Pajisjet janë prodhuar nga koncerni rus "Rosatom".
Në takimin në Athinë u tha se BE-ja, Greqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia mbështesin arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë bazuar në planin e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Përveç liderëve të vendeve të listuara, në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe Volodimir Zelenski.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..