Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kundërshton vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nga 1 janari 2024

Diana Kovaçeva
Foto: ombudsman.bg

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kritikoi ashpër disa nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për energjinë. Me këtë rast ajo i ka dërguar deklaratë ministrit të energjisë Rumen Radev me kundërshtimet e saj për projektin.

Si argument kryesor Kovaçeva thekson se projektligji parashikon që hapat e parë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për popullsinë të fillojnë nga mesi i sezonit të ngrohjes, nga 1 janari 2024. Ajo tregon se data e caktuar nuk është menduar mjaft dhe mund të çojë në situata të paparashikueshme përpara hyrjes së klientëve familjarë në tregun e lirë.

Ajo shton se liberalizimi i planifikuar i tregut të energjisë elektrike nuk duhet të fillojë pa një mekanizëm për të ofruar mbështetje financiare për familjet në nevojë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 gushtin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra..

botuar më 25-08-06 7.35.MD

Kisha e vetme prej druri në Bullgari kremtoi festën e saj

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një liturgji hyjnore episkopale u kremtua nga Peshkopi Gerasim i Mellnikut, sekretar i Sinodit të..

botuar më 25-08-06 6.37.MD

“Po e Vazhdojmë Ndryshimin" fillon një peticion "Bullgaria nuk shitet"

"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e cituar nga BTA. Peticioni është nën moton "Bullgaria nuk shitet!". Partia thekson se para pushimit..

botuar më 25-08-06 5.57.MD