Megjithëse Bullgaria është ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Azerbajxhanit në vitin 1991 dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me të, pikërisht vizita zyrtare e presidentit të atëhershëm Gejdar Alijev në vendin tonë katër vjet më vonë u bë një pikë kthese në marrëdhëniet midis dy shteteve. Më pas u nënshkrua një traktat për marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim dhe filloi puna aktive në të gjitha sferat. Sot veprën e liderit kombëtar të popullit azerbajxhanas e vazhdon pasardhësi i tij Ilham Alijev dhe fondacioni “Gejdar Alijev” dhe lidhja e fortë mes dy popujve është komuniteti bullgar atje, si dhe kryetarja e palodhur e Shoqatës Publike "Mbështetja e zhvillimit të miqësisë Azerbajxhano-Bullgare" Maria Gusejnova.
"Gejdar Alijev luajti një rol të madh për të gjithë popullin azerbajxhanas, përfshirë bullgarët në Azerbajxhan - për pavarësinë e tyre, ruajtjen e gjuhës, zakoneve dhe traditave bullgare. Ai krijoi kushtet që bullgarët të jetojnë në një Azerbajxhan të pavarur, laik, të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime si çdo qytetar i vendit - të drejtën për jetën, për kombësinë, për gjuhën. Konfirmimi i fjalëve të mia për atmosferën e qetë miqësore - thotë Maria Gusejnova - është politika e Gejdar Alijevit për pakicat kombëtare, vlerat e tyre shpirtërore dhe konkretisht bullgarët në Azerbajxhan. Që nga viti 2005 botojmë një revistë ndërkombëtare në bullgarisht "Akord", në të cilën flasim për politikën, ekonominë, kulturën dhe historinë e dy kombeve. Dhe nuk kemi hasur në asnjë pengesë në botimin e saj në bullgarisht”.
Gejdar Alijev gjithmonë ka theksuar se "lidhjet kulturore dhe shkencore kanë një ndikim të madh në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve". Dhe jo rastësisht në vitin 2015 fondacioni “Gejdar Alijev” zgjodhi qytetin bullgar Veliko Tërnovo për investimin e parë të Azerbajxhanit në fushën e kulturës në Evropën Lindore, duke marrë pjesë në restaurimin e Rezervatit Arkitekturor Muzeor “Trapezica”.

Bullgarët dhe azerbajxhanasit kanë shumë gjëra të përbashkëta - mikpritjen, kuzhinën, tolerancën ndaj popujve dhe feve të tjera. Marrëdhëniet mes dy popujve janë shumë të ngrohta dhe janë një bazë e nevojshme për forcimin e marrëdhënieve tona miqësore. Këto dy vende janë shumë afër meje. Bullgaria është atdheu historik i të parëve të mi, unë kam lindur dhe jetoj në Azerbajxhan dhe sa herë që takoj bullgarë po them: “Unë jam bullgar azerbajxhanas”. Dhe e them me krenari”.
Një shembull tjetër tregues i qëndrimit ndaj arritjeve dhe talenteve vendase është emërimi i bullgares Mariana Vasileva, kryetrajnere e ekipit kombëtar të gjimnastikës ritmike të Azerbajxhanit, si zëvendësministre e rinisë dhe sporteve të Azerbajxhanit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Desisllava Semkovska, museumvt.com, azerforum.com
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..