Në qytezën detare Sozopoll, një nga qendrat turistike të Bullgarisë e cila ndërthur të lashtën me modernen, nis edicioni i 39-të i "Apolonia". Festivalet e arteve, të cilat ndërthurin shfaqje të ndryshme letrare, muzikë, teatër, kinema dhe ekspozita, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.
Hapja është sonte (20:30, më 28 gusht) me një gala koncert të Teatrit Muzikor "Stefan Makedonski" me muzikën madhështore të Lehar, Kalman dhe Johann Strauss - djalit. Për një javë, banorët dhe të ftuarit e Sozopolit do të mund të shikojnë ekspozita në Galerinë e Arteve në Qytetin e Vjetër, të shohin prodhime të teatrove të njohur të kryeqytetit, si Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Teatri "Sfumato", Teatri Satirik "Aleko Konstantinov”, si dhe shfaqje të tjera kulturore në skenë.
Ndër interpretuesit muzikorë janë edhe grupet e preferuara bullgare si "Fondacijata" (“Fondacioni”), rock grupet "Signal" dhe BTR, artistet e estradës Maria Ilieva, Mihaella Marinova, treshja e xhazit e Vasill Spasovit etj.
Klasat master për artistë dhe interpretues të rinj zënë një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e artit. Udhëheqës i master-klasës së shkrimit kreativ do të jetë Georgi Gospodinov, kurse master-klasa për violinë do të udhëhiqet nga violinisti dhe mësuesi i muzikës Minço Minçev.
Adhuruesit e kinematografisë bullgare mund të shohin prodhime filmike dokumentare dhe artistike.
Programin e plotë të “Apolonia” 2023 mund ta shikoni në faqen zyrtare të festimeve.Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare..
Gjimnazi në qytetin serb Caribrod ka një histori 134-vjeçare. Është themeluar që në vitin 1891, kur qyteti ka qenë brenda kufijve të Bullgarisë, sot ai..