Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tek bullgarët në Serbi

Vizitë në gjimnazin "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Caribrod

12
Foto: Krasimir Martinov

Gjimnazi në qytetin serb Caribrod ka një histori 134-vjeçare. Është themeluar që në vitin 1891, kur qyteti ka qenë brenda kufijve të Bullgarisë, sot ai vazhdon aktivitetin e tij, duke i dhënë njohuri fëmijëve si me prejardhje bullgare, ashtu edhe me prejardhje serbe. 

Që pas kalimit të pragut të shkollës bie në sy godina e mirëmbajtur, pajisjet e rinovuara sportive dhe monumenti madhështor që ngrihet në oborr – i vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të cilët janë mbrojtësit e gjimnazit. Nga drejtori Bratisllav Stamenov mësojmë se para katër vitesh është bërë një rikonstruksion i plotë i shkollës, dhe mjetet për këtë – mbi 2 milionë euro – janë siguruar nga shteti serb. 



"Ne jemi një shkollë e mesme, nga klasa e 9-të deri në të 12-tën – gjimnaz me profil të përgjithshëm dhe me drejtim profesional – 'Turizëm'", – na thotë Bratisllav Stamenov. – "Që nga viti 2009 kemi rifilluar mësimin në gjuhën amtare dhe tani 8 nga 12 klasat në shkollë mësojnë tërësisht në bullgarisht. Edhe nxënës që kurrë nuk kanë mësuar bullgarisht, e përballojnë pa problem. Studiojmë letërsi bullgare, duke përfshirë klasikë si Ivan Vazov, Elin Pelin dhe Ljuben Karavellov, edhe veprën e shkrimtarëve bashkëkohorë bullgarë, siç është Georgi Gospodinov.



Kemi edhe një bibliotekë shkollore me mbi 25 000 tituj, më shumë se gjysma në gjuhën bullgare. Përndryshe, ne jemi institucion shtetëror nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë dhe edukimi zhvillohet sipas sistemit arsimor serb. Ende nuk i kemi të gjitha tekstet mësimore të përkthyera në bullgarisht, por ia dalim – mësuesit përkthejnë mësimet, gjë që është pjesa më e vështirë e punës sonë." 



Shkojmë edhe në bibliotekë për të kuptuar se çfarë lexojnë nxënësit e gjimnazit të Caribrodit. Atje takojmë Miodrag Xhunov, mësues i gjuhës frënge. Në Caribrod vjen dy herë në javë, ndërsa pjesën tjetër të kohës jep mësim frëngjisht dhe anglisht në shkollën fillore "Dushan Radoviç" në qendrën komunale Pirot, në të cilën bën pjesë edhe qyteti Caribrod. Edhe Miodragu ka rrënjë bullgare në zonën e Caribrodit. Ende nuk flet rrjedhshëm bullgarisht, prandaj biseda zhvillohet në gjuhën serbe. E pyesim nëse fëmijët e Caribrodit e duan leximin dhe a e përdorin bibliotekën? 

"Po, fëmijët këtu lexojnë. Përdorin kryesisht literaturë mësimore në gjuhën bullgare dhe serbe. Kjo është edhe më e kërkuara, sepse kjo u nevojitet në jetën e përditshme shkollore. Më të njohurit janë veprat e Ivan Vazovit dhe Ivo Andriçit." 



Na intereson të mësojmë edhe cili është statusi i gjuhës frënge në shkollën "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Caribrod. 

"Këtu frëngjishtja mësohet si gjuhë e dytë e huaj" – na shpjegon Miodrag Xhunov. – "Gjuha e parë e huaj është anglishtja. Por kemi edhe nxënës që kanë zgjedhur të mësojnë rusishten si gjuhë të dytë të huaj. Punoj këtu më shumë se 11 vjet. Shkolla është shumë mirë e pajisur, klasat janë të rinovuara, moderne, me pajisje bashkëkohore, përdorim edhe mundësitë e teknologjive të informacionit, gjë që ndikon shumë pozitivisht në cilësinë e arsimit që marrin nxënësit." 



Gjimnazi në Caribrod ndjek gjithashtu një traditë që ekziston edhe tek ne – çdo vit rreth datës 24 maj, maturantët organizojnë festime, dhe veçanërisht atraktive është parakalimi i tyre në rrugën qendrore të qytetit. Dita shndërrohet në festë të rinisë dhe bukurisë, dhe mbledh banorë dhe mysafirë të Caribrodit nga afër dhe larg. Dhe pas festimeve, shumë prej atyre që kanë përfunduar në Caribrod vazhdojnë studimet në universitete bullgare: 

"Shumica e maturantëve vazhdojnë studimet në Bullgari" – thotë drejtori i gjimnazit Bratisllav Stamenov. – "Si pjesë e pakicës kombëtare bullgare, ata kanë mundësinë të studiojnë sipas vendimit 103 të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, që ofron kushte të favorshme për aplikim për të rinjtë nga komunitetet bullgare jashtë vendit." 


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Krasimir Martinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Stajkova

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Ajo thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e saj ndërsa i..

botuar më 25-05-24 7.10.PD

Mediat bullgare nga 25 vende mblidhen në Sofje më 24 maj

Prej dy dekadash, mediat bullgare jashtë vendit mblidhen në një takim vjetor të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ngjarja njihet si Takimi Botëror i Mediave Bullgare dhe këtë vit edicioni i saj i 20-të hapet më 24 maj në Klubin..

botuar më 25-05-23 4.49.MD

Ekspozita etnografike "Trashëgimia e përmbytur" ngre çështje serioze në lidhje me mjedisin

Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj filloi ndërtimi i gjerë i digave në mbarë vendin. Kështu, në periudhën 1950 – 1985 u ndërtuan 216..

botuar më 25-05-23 7.30.PD