Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gati 2000 leva është paga mesatare në tremujorin e dytë

Foto: arkiv

Rreth 2000 leva /rreth 1000 euro/ është paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit – 4% më shumë krahasuar me periudhën janar-mars dhe 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.

Rritja më e madhe e të ardhurave është regjistruar në aktivitetet "Ndërtimi" - 8.5%, "Industria e hotelerisë dhe restoranteve" - ​​8.3%, dhe "Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe termike dhe e lëndëve djegëse të gazta" - 7.5%.

Pagën më të lartë në tremujorin e dytë 2023 e kanë marrë të punësuarit në “Krijimin dhe shpërndarjen e informacionit dhe produkteve kreative; komunikimet në distanca të gjata" - rreth 2420 euro, dhe më pak të paguarit kanë qenë ata që punojnë në "Industri hoteliere dhe restorantesh" - rreth 608 euro.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 gushtin 2025

Të enjten do të bajë mot me diell, ndërsa pasdite mbi zonat malore do të ketë re të lehta të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet lindore deri mesatare, nga jugu-juglindja. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të jenë mes 31° dhe..

botuar më 25-08-20 7.35.MD

Qeveria hap transportin hekurudhor të udhëtarëve për operatorët e huaj

Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet të hyjë në fuqi më 13 dhjetor 2026. Kohëzgjatja e planifikuar e kontratave është 12 vjet, ndërsa..

botuar më 25-08-20 6.37.MD

Zheljazkov dhe Sviridenko diskutuan mbi integrimin evropian të Ukrainës

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për Ukrainën, në kontekstin e luftës që vazhdon...

botuar më 25-08-20 6.08.MD