Bullgaria mori mbështetje të fortë për pranimin e saj në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, si dhe nga ministrat e jashtëm gjerman dhe çek, Analena Baerbock dhe Jan Lipavsky. Kjo ndodhi gjatë bisedimeve me zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel në kuadër të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Toledo, kushtuar agresionit rus kundër Ukrainës dhe situatës në Niger dhe Sahel.
Gjatë forumit, Maria Gabriel theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Detit të Zi, si dhe rëndësinë e deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës dhe nevojën për më shumë përpjekje diplomatike për "Formulën e Paqes" të Presidentit Volodimir Zelenski. Në një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, zëvendëskryeministrja bullgare shprehu solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën dhe popullin e saj.Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°. Në male do..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..