Një vit më parë, më 2 shtator, ferma organike në fshatin malor Rozino, e specializuar në prodhimin e akullores nga prodhimi i saj i qumështit, pësoi dëme të mëdha pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili përmbyti shtëpitë dhe rrëzoi ndërtesat në rajonin e qytetit të Karllovos(Bullgari Jugore Qendrore). Sot, një vit pas fatkeqësisë natyrore, pronarët e fermës po organizojnë një Ditë të Dyerve të Hapura për të festuar rimëkëmbjen e tyre dhe për të njohur vizitorët për procesin që kanë kaluar.
"Ne duam t'u tregojmë njerëzve ndryshimin midis pemëve të prekura dhe pjesëve të lumit për të cilat mundëm të kujdeseshim pas përmbytjes, dhe pjesës që nuk ishim në gjendje të kujdeseshim. Dallimi është i madh, gjë që tregon lidhjen e fortë midis njeriut dhe natyrës”, thotë Allbina Jasinskaja, një nga organizatoret e fermës.
Në Ditën e Dyerve të Hapura, të gjithë do të mund të njihen vizualisht me temën "Rruga e qumështit tonë" – nga lopët deri në momentin kur është i gatshëm ushqimi i shijshëm. Vizitorët më kureshtarë do të jenë në gjendje të ushqejnë vetë kafshët e fermës, si dhe të mësojnë për proceset e riciklimit, kompostimit dhe përdorimit të mbetjeve organike në territorin lokal. Dita e hapur në Rozino është më 2 shtator dhe për fëmijët ka një punëtori të veçantë për përgatitjen e akullores me produkte shtëpie.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: rozino.farmNjë mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton BTA. “Qëllimi është të tërheqim artistë nga e gjithë bota për të lënë gjurmën e tyre krijuese..
Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga..
Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..