Një vit më parë, më 2 shtator, ferma organike në fshatin malor Rozino, e specializuar në prodhimin e akullores nga prodhimi i saj i qumështit, pësoi dëme të mëdha pas një shiu të rrëmbyeshëm i cili përmbyti shtëpitë dhe rrëzoi ndërtesat në rajonin e qytetit të Karllovos(Bullgari Jugore Qendrore). Sot, një vit pas fatkeqësisë natyrore, pronarët e fermës po organizojnë një Ditë të Dyerve të Hapura për të festuar rimëkëmbjen e tyre dhe për të njohur vizitorët për procesin që kanë kaluar.
"Ne duam t'u tregojmë njerëzve ndryshimin midis pemëve të prekura dhe pjesëve të lumit për të cilat mundëm të kujdeseshim pas përmbytjes, dhe pjesës që nuk ishim në gjendje të kujdeseshim. Dallimi është i madh, gjë që tregon lidhjen e fortë midis njeriut dhe natyrës”, thotë Allbina Jasinskaja, një nga organizatoret e fermës.
Në Ditën e Dyerve të Hapura, të gjithë do të mund të njihen vizualisht me temën "Rruga e qumështit tonë" – nga lopët deri në momentin kur është i gatshëm ushqimi i shijshëm. Vizitorët më kureshtarë do të jenë në gjendje të ushqejnë vetë kafshët e fermës, si dhe të mësojnë për proceset e riciklimit, kompostimit dhe përdorimit të mbetjeve organike në territorin lokal. Dita e hapur në Rozino është më 2 shtator dhe për fëmijët ka një punëtori të veçantë për përgatitjen e akullores me produkte shtëpie.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: rozino.farmPunësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..