Punonjësit e Agjencisë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” dhe Agjencia Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” protestuan mëngjesin e sotëm dhe bllokuan për më pak se një orë një kryqëzim në rrugën ndërmjet Plovdivit dhe Haskovos, në fillim të fshatit Popovica. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura nga bujqësia pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Mbi 100 persona nga të dy agjencitë nga e gjithë Bullgaria kërkuan një rritje prej 15% të pagave të tyre dhe një takim të menjëhershëm me ministrin e bujqësisë Kiril Vatev. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të pasojnë më shumë protesta, duke përfshirë greva efektive, që do të kërcënojë mbrojtjen nga breshëri në sezonin aktual, në muajt kur priten ngjarje aktive të motit dhe të korrat bujqësore nuk kanë përfunduar.
Në Agjencinë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” punojnë rreth 1000 persona. 780 prej tyre i hedhin raketat. Paga e tyre bruto është 913 leva (rreth 456 euro), dhe shuma neto që marrin është 760 leva (380 euro). Punonjësit e tjerë janë fizikanë dhe inxhinierë të kualifikuar, të cilët marrin 1200 leva (600 euro) si personel të kualifikuar. Pagat në Agjencinë Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” janë të ngjashme.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..