Edicioni i 10 jubilar i ecjes me biçikletë "Danubi Ultra", e cila është një ngjarje kryesore sportive dhe turistike në Bullgari, do të fillojë më 5 shtator nga qyteti danubian Vidin. Në këtë iniciativë do të marrin pjesë më shumë se 150 çiklistë nga e gjithë bota me nivele të ndryshme trajnimi dhe pjesëmarrësja më e vjetër do të jetë Prof. Antoaneta Momçillova, 80-vjeçare nga Universiteti i Ruses.
Pjesëmarrësit me përvojë më të madhe do të rreshtohen në vend të parë në pozitën e startit. Ata do të përpiqen të kalojnë të gjithë distancën prej 700 km. në më pak se 48 orë. Të gjithë ata që arrijnë me sukses në Durankullak, brenda 10 ditëve, ku është pika e fundit e itinerarit do të marrin një certifikatë speciale, mësojmë nga Boris Begëmov, krijuesi i projektit "Danubi Ultra".
Ideja e udhëtimit me biçikletë është të promovojë pasuritë natyrore, historike dhe kulturore përgjatë lumit Danub në vendin tonë - një nga rajonet më të varfra dhe më të prapambetura në këtë pjesë të Evropës. Dhe me shume:
“Këtë vit, pjesëmarrës nga 7 vende marrin pjesë në kalimin masiv të itinerarit, që po bëhet nisma më popullore për Bullgarinë Veriore. Kjo sepse vetë rruga kalon përmes Bullgarisë nga Lindja në Perëndim, d.m.th. përmes gjithë kufirit tonë verior, dhe kalon nëpër 12 komuna dhe 110 vendbanime. Është pikërisht shkaku i promovimit të këtyre vendeve që e bën atë një ngjarje kaq të rëndësishme për rajonin e Danubit dhe Dobruxhës, duke përfshirë Detin e Zi, ku mbaron itinerari. Në vendbanimet e ndryshme, partnerët komunalë të iniciativës do të ndërtojnë pika ku do të mirëpresin çiklistët. Ata nga ana e tyre do të ndajnë foto nga vendet përkatëse në rrjetet sociale”, shpjegoi Boris Begëmov për Radio Bullgarinë.
Iniciativa tashmë e ka aplikacionin e saj celular me informacione rreth atraksioneve, logjistikës dhe me afro 300 partnerë të rekomanduar. Kështu, të gjithë mund të organizojnë kalimin e tyre në këtë rajon interesant.
"Aplikacioni ynë celular "Danubi Ultra" po bëhet gjithnjë e më popullor – thotë Boris Begëmov. – Vetë “mekanika” e kalimit të itinerarit është e lidhur me aplikacionin, të cilit çiklistët mund t’i shtojnë foto të vendeve që kanë vizituar. Dhe kur të përfundojnë rrugën, ata mund të kërkojnë dhe të marrin certifikatën e tyre.”
Organizatorët presin që edicioni i sivjetshëm i "Danubi Ultra", së bashku me fushatën shoqëruese për popullarizimin e rajonit, të sjellë mbi 250 000 leva /rreth 125 000 euro/ të ardhura për komunitetet lokale.
“Këtë vit ne ia prezantuam “Danubi Ultra” Federatës Evropiane të Çiklizmit dhe iniciativa jonë ishte ndër përzgjedhjet speciale të projekteve që do të prezantoheshin gjatë Konferencës së ardhshme Vjetore të Turizmit EuroVelo (EuroVelo & Cycling Tourism Conference) në qytetin e Izmirit, Turqi. Është forumi më i madh i turizmit të çiklizmit në Evropë. “Danubi Ultra” është ndër projektet e përzgjedhura për praktika të suksesshme në fushën e turizmit me biçikleta dhe popullarizimin e destinacioneve më pak të njohura”, shpjegoi në përfundim Boris Begëmov.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: dunavultra.com
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..