Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..