Një grup ekspertësh, magjistratësh dhe pedagogësh universitarë, po nis një rishikim të legjislacionit që prek shkelësit e rrugës. Qëllimi është përgatitja e ndryshimeve ligjore për ndëshkime më të rrepta për drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
"Institucionet janë një pjesë e problemit me shkelësit e rrugës, tjetra është shoqëria," komentoi deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) Nastimir Ananiev për BNR. Sipas tij, kur shohim se dikush ka pirë, duhet t'i marrim çelësin e makinës dhe ta fusim në një taksi.
Mbrëmjen e sotme qytetarët sërish do të protestojnë për shkak të djaloshit që u përplas në një shteg këmbësorësh në qendër të Sofjes para disa ditësh, me kërkesën për kontroll të rreptë ndaj shoferëve.
Organizatorët njoftuan se demonstratat do të vazhdojnë deri në fund të javës.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..