Kryetari i Komunës së Carevos (Bullgari Juglindore), Georgi Llapçev, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në komunën e tij për shkak të vërshimeve dhe reshjeve intensive, njoftoi Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme-Burgas. Numri i urgjencës 112 merr telefonata të shumta nga rajoni i Carevos për njerëz në vështirësi dhe komplekse hotelesh të përmbytura. Në kampingun “Nestinarka” janë përmbytur shumë nga katet përdhese të ndërtesave, në kampingun “Arapja” niveli i ujit ka arritur në 2 metra, disa makina janë zhytur në det. Për shkak të vërshimit të lumit Veleka është mbyllur pjesa rrugore Varvara-Sinemorec dhe rruga Ahtopoll-Carevo. Aktualisht ekipet e shpëtimit po ndihmojnë njerëzit në fatkeqësi.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..