Universitetet bullgare dhe shqiptare do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, duke zhvilluar programe të përbashkëta trajnimi për studentët dhe doktorantët, si dhe projekte të përbashkëta kërkimore, u bë e qartë në takimin e ministrit bullgar të arsimit Galin Cokov me rektorët e pesë universiteteve më të mëdha shtetërore në Shqipëri – Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Korçës dhe Universiteti i Durrësit. Ministri kujtoi se deri më tani studentët shqiptarë kanë marrë pjesë së bashku me studentë bullgarë në shkëmbime në kuadër të programit Erasmus, por në periudhën e ardhshme programore ka mundësi të zgjerohet partneriteti.
Një mjet tjetër është programi “Horizonti Evropa”, në të cilin mund të marrin pjesë shkencëtarë nga të dyja vendet. Galin Cokov ngriti çështjen e studimit të gjuhës bullgare në universitetet shqiptare. Për momentin bullgarishtja mësohet vetëm në Universitetin e Tiranës, por nëse ka dëshirë për futjen e këtij specialiteti në shkolla të tjera të larta, Ministria e Arsimit dhe Kulturës do të ndihmojë në sigurimin e pedagogëve.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...