Dy ekspozita do të prezantohen në Muzeun Historik Komunal të Breznikut me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane. Ato do të jenë të disponueshme për vizitorët nga 14 shtatori. Ekspozitat "Kinemaja: Magjia dhe Teknologjia" dhe "Nga Flintstone në Smartphone" u përgatitën nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje. E para prej tyre paraqet artin e shtatë nga këndvështrimi i makinave dhe provave pamore vite më parë dhe gjurmon hapat e parë në kinema me shembuj të teknikës pa të cilën magjia e kinemasë nuk do të ishte e mundur.
Në ekspozitën “Nga Flintstone deri në Smartphone”, në sallën e ekspozitës “Shkolla e klasave” të Muzeut Historik Komunal, janë mbledhur në një vend dhjetëra pajisje pune nga e kaluara e afërt.
Çdo vit, në nismën e përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian në shtator, marrin pjesë 50 vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës. Më shumë se 20 milionë qytetarë evropianë përfshihen, duke e bërë ngjarjen kulturore ndër më të mëdhatë dhe më të përhapurat jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por edhe në të gjithë botën.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..