Kemi një ligj të gatshëm për krijimin e një shërbimi të unifikuar të inteligjencës, i cili do të bashkojë Agjencinë Shtetërore të Inteligjencës dhe Inteligjencën Ushtarake, tha për gazetën “24 Çasa”, kryetar i komisionit parlamentar për shërbimet speciale, Atanas Atanasov.
“Bullgaria e vogël ka dy shërbime të inteligjencës që shpesh janë në konkurrencë jo të shëndetshme dhe janë të angazhuara në spiunimin e njëri-tjetrit. Siç u krijua një organ i vetëm kundërzbulimi në të kaluarën dhe u bashkuan kundërzbulimi civil dhe ai ushtarak, duhet të krijohet një shërbim i vetëm i inteligjencës”, tha Atanasov dhe bëri thirrje për shfrytëzimin e përvojës së Gjermanisë në këtë fushë. Deputeti kërkoi gjithashtu të rritet financimi i aktiviteteve operative të shërbimeve dhe të forcohet kontrolli parlamentar mbi punën e tyre.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..