Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministritë e mbrojtjes të Bullgarisë dhe Ukrainës do të nënshkruajnë një memorandum synimi

Foto: BTA

Një memorandum synimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës u miratua sot, më 13 shtator, nga Këshilli i Ministrave. Ai do të nënshkruhet nga ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Memorandumi përcakton një gamë të gjerë fushash për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes.Nënshkrimi i tij do të jetë një shenjë e gatishmërisë së Bullgarisë për të forcuar bashkëpunimin për zhvillimin е aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe për të rritur ndërveprimin e saj me NATO-në. Dokumenti është në përputhje me deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO të miratuar nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor më 6 korrik 2023, theksojnë nga ministria.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..

botuar më 25-10-03 11.09.PD

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD