Kënga e 27-të me radhë nga projekti "Artistët këngëtarë" të producentit Igor Markovski është "Dashuria nuk e duron mëshirën", interpretuar nga aktori Simeon Vlladov, i cili është edhe autor i tekstit.
Edhe pse e realizuar së fundmi, kjo këngë ka një histori të gjatë. Muzika u krijua nga kompozitori nga qyteti i Vidinit Nikollaj Antov qysh më 02 qershor1991 dhe një vit më vonë u regjistrua në Vidin, me titullin "Pasditja e Qershorit". Premiera e këngës para publikut ishte në vitin 1994, në koncertin "10 vjet Formacioni “Veriu", të aranzhuar nga Ivan Cvetkov.
Formacioni "Veriu" është një grup i njohur nga Vidini në vitet '80 dhe '90, i krijuar nga Nikollaj Antov. Tingulli i tij jo standard karakterizohej nga ndërthurja e muzikës pop, rock, rap dhe simfonike. Kënga merr një jetë të re me aranzhimin e fundit, i cili është vepër e Dimitër Kosevit. Orkestrimi është për një orkestër simfonike dhe është pjesë e projektit “Këngët e rikrijuara”.
“Pikat e dashurisë nuk mblidhen, duhet t’i shpërndajë era... Mblidhen ndjenjat e ngrira, shpresa e re do t’i ngrohë”.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..