Parlamenti ra dakord të hiqet ndalimi i importeve të grurit nga Ukraina pas 15 shtatorit. Vendimi u mor me 124 vota “pro” të deputetëve të mazhorancës dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). 69 ishin “kundër” dhe 8 abstenuan. BSP-ja, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” ishin kundër heqjes, duke akuzuar kërkuesit se fshihen pas vendimeve të parlamentit.
Iskren Mitev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” deklaroi se ndalimi i importit nuk funksionon. “Drithi ukrainas është në të gjithë Evropën, çështja është të sigurohet një korridor tranziti”, tha deputeti. Ministri i bujqësisë, Kirill Vëtev, shpjegoi se treguesit makroekonomikë tregojnë se nuk ka shqetësim që Bullgaria të heqë dorë nga ndalimi i drithit ukrainas, sepse ekziston mundësia për të mbështetur fermerët bullgarë dhe se kjo do të shtrojë kontrollin e herbicideve, pesticideve dhe metaleve të rënda për importin nga Ukraina.
Prodhuesit e drithërave shpallën se do të organizojnë protesta.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski falënderoi vendin tonë për mos zgjatjen e kufizimeve në eksportin e grurit ukrainas pas 15 shtatorit të këtij viti. "Bullgaria jep një shembull të solidaritetit të vërtetë," shkroi ai në Twitter, duke iu referuar kryeministrit Nikollaj Denkov dhe ekipit të tij, si dhe parlamentarëve tanë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..