Austria ka refuzuar thirrjen e Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen për të hequr veton kundër pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen, me argumentin se zgjerimi i zonës pa viza nuk ka kuptim për momentin dhe ka nevojë për më shumë kontroll, raportoi media elektronike "Euroactive". Sipas qeverisë austriake, të dy vendet nuk mund të kontrollojnë efektivisht kufijtë e tyre, të cilët do të bëhen të jashtëm pasi t'i bashkohen Shengenit.
Në të njëjtën kohë, qeveria holandeze është e gatshme të rikthejë në parlament çështjen e pranimit të Bullgarisë në Shengen, kur vendi ynë të tregojë më shumë rezultate, u bë e qartë nga një bisedë telefonike mes kryeministrit Nikollaj Denkov dhe homologut të tij holandez Mark Rutte. Në një raport të paraqitur sot para deputetëve në Hagë, kabineti holandez tërheq vëmendjen për rekomandimet e KE-së për superioritetin e ligjit në vendin tonë, të cilat i përkasin strukturës dhe përbërjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..