Çdo vit, në prag të 15 shtatorit, lind pyetja: Pse pikërisht në këtë datë fillon viti shkollor në Bullgari, a ishte gjithmonë kështu dhe si zhvillohej procesi shkollor? Përgjigjen e japin të dhënat historike për fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor në trojet bullgare para dhe pas Çlirimit në vitin 1878 dhe në Bullgarinë moderne, të cilat gjenden në raporte, rregulla, rregullore dhe dokumente të tjera të ruajtura në Muzeun Kombëtar të Arsimit në qytetin Gabrovo.
Shkollat e para fillore që u krijuan në Bullgari ishin pranë kishave dhe manastireve, ku mësuesit ishin murgjit dhe priftërinjtë. Atëherë viti shkollor nuk ishte i lidhur me një datë të caktuar - tregon historiani Veselin Llazarov, kryekurator në muze. – Vende-vende mësohej vetëm në dimër, ndërsa në rajone të tjera – gjatë gjithë vitit, ku shkolla mbyllte dyert vetëm gjatë festave kishtare. Më vonë, në shkollat e përbashkëta, ose shkollat fillore laike, në të cilat nxënësit më të avancuar mësonin disa nga shokët e klasës, gjithashtu nuk kishte një datë të saktë të fillimit dhe të përfundimit të vitit shkollor. Korniza përcaktohej kryesisht nga punësimi i mësuesit, i cili zakonisht ishte brenda gjashtë muajve – nga Dita e Shën Dhimitrit, që bie më 26 tetor, deri në ditën e Shën Gjergjit më 6 maj.”
Nga mesi i shekullit të XIX-të filloi hartimi i ligjeve shkollore, të cilat vendosën edhe një vit shkollor më specifik, si koha. Ai fillonte në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe përfundonte në qershor, ndërsa për fëmijët që merreshin me punë bujqësore, mësimet filluan 2-3 muaj më vonë.
Çështja e gjatësisë së vitit shkollor u zgjidh gradualisht në këshillat e mësuesve dhe tubimet e dioqezave në vitet 70-të të shekullit XX. Në Tubimin në Shumen të vitit 1873, u hartua “Statuti i shkollave fshatare”, sipas të cilit viti shkollor për këta fëmijë duhej të ishte 9 muaj. Në këtë tubim u pranua si i detyrueshëm shkollimi fillor i fëmijëve dhe viti shkollor të fillonte më 15 shtator, menjëherë pas festës kishtare të Lartësimit të Kryqit të Nderuar të Zotit, që bie më 14 shtator.
“Pas Çlirimit në vitin 1878, tradita nuk u ndërpre – vazhdon Veselin Llazarov në intervistën e tij për “Radio Bullgarinë”. – Aktet legjislative krijuan, formuan dhe rregulluan gradualisht një organizatë shkollore, e cila përgjithësisht ekziston edhe sot. Në vitin 1879, 1 shtatori u caktua si fillimi i vitit shkollor. Një vit më pas u vendos që kohëzgjatja e tij të ishte 10 muaj në qytete dhe nga 7 deri në 8 muaj në fshatra, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në punimet bujqësore. Ky kuadër ligjor u ruajt deri në vitin 1885.”
“Në kohën e ministrit të arsimit Stojan Omarçevski (gjatë qeverisjes së Bashkimit Bujqësor Popullor Bullgar – periudha e viteve 1920-1923) u bënë një sërë reformash në arsim, duke përfshirë edhe organizimin e procesit arsimor. Viti shkollor për qytetet duhej të fillonte më 15 shtator dhe të përfundonte më 12 korrik, për shkollat rurale përfundonte një muaj më parë – më 15 qershor. Gjatë Luftës së Parë Botërore fundi i vitit shkollor u ruajt dhe vetëm në qytete fëmijët përfundonin tri javë më herët.
“Kishte një ndryshim në vitin 1952 dhe ai lidhej me vitin shkollor nën ndikimin e sistemit arsimor në Bashkimin Sovjetik – nga 1 shtatori deri më 30 maj. Modeli rezulton i pazbatueshëm për sistemin arsimor bullgar, i cili ka një traditë të kahershme – shpjegon Veselin Llazarov – dhe nga viti 1957 e deri më sot, fillimi i vitit shkollor është 15 shtatori.”
Në vitin 2011, ministri i atëhershëm i arsimit bëri një përpjekje të pasuksesshme për të rikthyer datën e vjetër 1 shtator. Një tjetër propozim që viti shkollor të fillojë nga data 1 ose 7 shtatori u bë në vitin 2022. Por nxënësit sot e kalojnë pragun e shkollës më 15 shtator. Paç fat!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Kombëtar i Arsimit – Gabrovo
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..