Kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe ish-ministri në qeverinë e kaluar të GERB-it, Kostadin Angellov, i ka dërguar prokurorisë raportin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për eksportin e parregulluar të barnave, që ka sjellë mungesë të barnave. Ai shpjegoi për gazetarët se bëhet fjalë për ilaçe që janë më të lira tek ne se në vendet e tjera të BE-së. Sipas deputetit, tregtia është bërë me ndihmën e tre kompanive, dhe rregulloret kanë vepruar në interes të tregtarëve. Kostadin Angellov akuzoi ish-ministren e shëndetësisë Asena Serbezova nga qeveria e Kirill Petkovit se në fillim të këtij viti ka urdhëruar Agjencinë Ekzekutive të Barnave të ndryshojë formulën e llogaritjes së mungesës.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..