Që me këngën e saj debutuese "Talismani Blu" në fillim të mijëvjeçarit të ri, Sofiafitoi famë të merituar. Pasuan këngë të tjera të bukura, dy albume, pjesëmarrje të shumta në kauza bamirësie, kërkime të reja krijuese, përfshirë duetin "Zemela" me shoqen e saj të fëmijërisë Viktoria Mançeva... Por edhe shumë dhimbje, që vitet e fundit e solli në skajet më të errëta të shpirtit të saj në një shkallë të tillë që jo ajo nuk dëshironte as të këndonte, madje pushoi së dëgjuari muzikë. Kënga e fundit që regjistroiishte “Rruga drejt teje” në vitin 2019. Pasi fitoi betejën me varësinë nga droga, Sofia sot është sërish këtu me një këngë të re, jo rastësisht të titulluar “Fati”, dedikuar dhe dhuruar personit që e ka pranë. Me “Fati” këngëtarja përfundon një cikël jetësor shumëvjeçar, duke thënë – sot jam krejtësisht e plotë:
"Këngët e mia janë melankolike, më tepër të trishtuara. Kështu jam ndjerë, ose më saktë kështu e kam kënduar kur kam qenë e trishtuar dhe kjo është mënyrata shpreh veten time dhe ta kapërcej dhimbjen. Por tani jam frymëzuar nga dashuria. Disi arrita të rimëkëmbem. Siç këndoj në këngën time të parë ikonike – sot jam sërish e plotë. 22 vjet më vonë, me të vërtetë po ia këndoj vetes këtë, duke e përjetuar absolutisht në një nivel qelizor 'Sot jam përsëri e plotë'.
Kënga "Fati" është sërish e kompozuar nga Momçill Kolev, aranzhimi është idjalit të tij Kallojan Kolevit. Jana Llazarova e ka shkruar tekstin, i cili shpreh plotësisht ndjenjat e vetë Sofias.
Përveç regjistrimit të këngëve të reja, Sofia aktualisht studion për psikologji dhe punon në një qendër terapie për personat e varur nga narkotikët. Sepse pasi e ka kaluar këtë rrugë, ajo tashmë e di se ka një rrugëdalje dhe shpëtim. Dhe ajo ndihet e detyruar t’i ndihmojë të tjerët:
"Ka shumë njerëz që vuajnë dhe që kanë turp të flasin për problemin e tyre. Dhe këto stigma të imponuara në shoqërinë tonë, duhet t'i pastrojmë me kohë. Sepse kjo është me të vërtetë një sëmundje dhe ka një rrugëdalje, ka mënyra për ta kapërcyer atë dhe tajetojmë jetën tona të lumtur dhe të lirë."
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..