Ekspozita paraqet foto arkivore, skulptura, figura të vogla, skica dhe fotografi nga epoka e artë e artit bullgar të cirkut. Në qendër është një model i ndërtesës emblematike të Cirkut Shtetëror të Sofjes, të cilën brezat e bullgarëve nuk e mbajnë mend më sepse u shkatërrua nga një zjarr saktësisht 40 vjet më parë.
Kjo është edhe arsyeja e ekspozitës aktuale, e cila do të qëndrojë deri në fund të shtatorit në ndërtesën e Muzeut Historik Rajonal në Sofje. Qëllimi i saj është të kujtojë emrat dhe veprën e autorëve që krijuan këtë ndërtesë emblematike për Sofjen në vitet 1950, pasi vepra e tyre është harruar në mënyrë të pamerituar.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..