Më 18 shtator fillon regjistrimi i popullsisë në Shqipëri. Procesi do të zgjasë gjashtë javë. Pyetësori përmban rreth 100 pyetje dhe vetëm tre prej tyre, të lidhura me besimin, përkatësinë etnike dhe fetare, nuk janë të detyrueshme.
Regjistrimi është i rëndësishëm edhe për Bullgarinë, sepse është i pari që nga njohja zyrtare e pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017 dhe mbrojtja e statusit të saj varet nga rezultatet.
Gjatë vizitës së saj në Shqipëri javën e kaluar (14-16 shtator), nënpresidentja Ilijana Jotova mori garancitë e autoriteteve lokale se regjistrimi do të kryhet sipas standardeve më të larta evropiane – duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve etnike, përfshirë atë bullgar.
Në Shqipëri, Ilijana Jotova theksoi rëndësinë e fushatës shpjeguese për bullgarët në zonat e vështira për t’u arritur në vend, si dhe raportet shqetësuese se emisarët e komuniteteve të tjera etnike po u shpjegojnë njerëzve të përkatësisë sonë etnike se janë maqedonas dhe se nuk ka pasur kurrë bullgarë.
Ky është regjistrimi i 12-të me radhë në vend që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ai i parë u krye në vitin 1923.
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të..