Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Foto: Muzeu i Aviacionit në Burgas

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar kanë mundësinë të mësojnë fakte interesante për funksionet dhe historinë e makinës fluturuese.

"Mi-2 është helikopteri i parë sovjetik me dy motorë turbinash me gaz, ai është prodhuar në BRSS dhe Rusi në periudhën 1965-1992, kohë gjatë së cilës janë prodhuar më shumë se 5250 makina. Ai e zëvendëson Mi-1, duke e tejkaluar dukshëm për nga shpejtësia dhe kapaciteti i ngarkesës” – njofton muzeu në faqen e zyrtare në Facebook.


Ky model helikopterësh është një nga helikopterët e parë të regjistruar në vend, pasi Mi-2 u dorëzua me furnizimin e parë të makinave fluturuese në Bullgari në vitet 1960, sqaron BTA. Regjistrimi i parë i Mi-2 me numër fluturimi 202 (më vonë i ndryshuar në 01) në Regjistrin e Forcave Ajrore Bullgare ishte më 30 qershor 1973. Helikopteri përdorej nga Forcat Ajrore Bullgare për mbi 25 vjet. Ai e realizoi fluturimin e tij të fundit në shtator të vitit 1998 nga Baza Ajrore e Krumovos. Muzeu i Aviacionit në Burgas ka dhjetë avionë, ndër të cilët ka përfaqësues të aviacionit bujqësor, civil dhe ushtarak.

Lexoni më shumë:

Përpiloi: Joan Kolev

Foto: Muzeu i Aviacionit në Burgas

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nisma "Tavolina e Madhe: Një komunitet" për herë të fundit këtë vit

Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..

botuar më 25-09-20 8.10.PD
Ilijana Jotova gjatë inaugurimit të monumentit të Vasil Levski në Taraklia në vitin 2023

Nënpresidentja Ilijana Jotova është te bullgarët në Moldavi

Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit të esesë për nxënës dhe studentë..

botuar më 25-09-19 4.54.MD

Kryeministri dekoroi nxënësit bullgarë që fituan medalje në olimpiadat e shkencave natyrore

Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që..

botuar më 25-09-19 11.59.PD