Të gjitha mallrat bujqësore që hyjnë nga Ukraina do t’u nënshtrohen inspektimeve të forcuara nga Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore duke filluar nga sot. Këtë e tha para BNR Galja Vikjova, zëvendësdrejtoresha e agjencisë. Kontrolli i deritanishëm nuk tregoi prania e metaleve të rënda dhe substancave të tjera të ndaluara, është kategorike ajo. 575 mostra të grurit ukrainas u morën në gjashtë muajt para hyrjes në fuqi të ndalimit të importit të tij në vendin tonë dhe asnjëra prej tyre nuk dha arsye për të dyshuar në cilësinë e grurit, tha Vikjova. Treguesit e analizuar janë metalet e rënda dhe radioaktiviteti, organizmat e modifikuar gjenetikisht dhe mbetjet e pesticideve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..