Traktorët e fermerëve protestues nuk do të hyjnë në Sofje, tha për BNR kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov. Por prodhuesit e pakënaqur nga politika agrare mbeten gati para kryeqytetit për të protestuar.
Organizatat e degës diskutuan propozimet që morën nga qeveria pas tre orësh negociata. Nëse komiteti i protestës bujqësore do të nënshkruajë marrëveshje me qeverinë dhe do të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre, protestuesit do të shpërndahen.
Pas dy ditësh bllokime dhe demonstrata, kryeministri Nikollaj Denkov njoftoi se importi i lulediellit nga Ukraina do të pezullohet përkohësisht derisa të negociohen kuotat specifike të importit me Kievin. Autoritetet do të negociojnë me Brukselin kushtet për importimin e drithërave të tjera ukrainase dhe do të diskutojnë gjithashtu fonde shtesë për të mbështetur sektorin. Qeveria do të japë mbi 31 milionë euro (63 milionë leva) ndihmë për fermerët për të kompensuar humbjet e tyre të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, premtoi ministri i financave Asen Vasilev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..