Bletarët nga i gjithë vendi zhvilluan një protestë kombëtare para Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Ata shpallën se janë kundër importit pa taksa të mjaltit nga vendet e treta dhe në veçanti nga Ukraina, në mbështetje të protestës mbarëkombëtare bujqësore, duke saktësuar se problemet në industri po akumulohen prej vitesh. Protestuesit vendosën kosheret e tyre para Ministrisë së Bujqësisë, ngritën flamuj bullgarë dhe pankarta me fjalët "Stop diskriminimit, ndaloni mjaltin e rremë!". Protestuesit i priti ministri i bujqësisë, Kirill Vëtev, i cili premtoi se kërkesat e tyre do t'i dërgojë në Bruksel.Nga data 1 deri më 10 tetor, prodhuesit e mjaltit do të marrin mbështetje të jashtëzakonshme në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural për periudhën 2014-2020, siguroi ministri. Bletarët pohojnë se 60% e mjaltit të vitit të kaluar ndodhet në magazinat e tyre. Ata insistojnë në një sistem për të gjurmuar origjinën dhe që mjalti bullgar të mbrohet. Mungesa e të ardhurave në industri çon në mbylljen e biznesit, shpjegojnë bletarët.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..