Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për kontrollin mbi shërbimet e sigurisë, aplikimin dhe përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës dhe qasjen në të dhëna sipas Ligjit për komunikimet elektronike.
Në kërkesën e dorëzuar prej tij sot kryetarit të Kuvendit nuk jepen arsyetime. Atanasov tha për “Dnevnik” se kjo është përgjigja e tij ndaj liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili refuzoi të mbështesë propozimin e Atanasov për bashkimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për postin vakant do të propozohet Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ish-ministër i punëve të brendshme.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..