Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Bogomill Nikollov: Huamarrja është një marrëveshje nga e cila pala tjetër dëshiron gjithmonë të fitojë

Bogomill Nikollov
Foto: BGNES

Me qëllim të mbrojtjes më të madhe në rastet e marrjes së kredive, eurodeputetët votuan për shtesat në Direktivën për kontratat e kredive konsumatore, të cilat vendet e BE-së do të duhet të zbatojnë brenda 3 viteve.

Rregullat e reja do të mbrojnë nga gjendja në një situatë të vështirë për shkak të kredive të marra si nga bankat, ashtu edhe nga kompanitë që japin të ashtuquajturat “kredi të shpejta”.

Kështu ato të fundit do të kontrollohen nga Banka Popullore Bullgare, shpjegoi Bogomill Nikollov - drejtor ekzekutiv i asociacionit "Përdoruesit aktivë".

Një tipar i padukshëm, por që është shumë i rëndësishëm për kushtet bullgare, është se direktiva e re i detyron vendet anëtare të mbikëqyrin jo vetëm institucionet kredituese bankare, por edhe ato jobankare.”

"Rregullat do të mbulojnë produkte të reja si skemat “Blej tani, paguaj më vonë” dhe kreditë afatshkurtra të rrezikshme dhe me kosto të lartë." Do të përmirësohet edhe zbulimi i informacionit parakontraktor, në mënyrë që konsumatorët të bëjnë një zgjedhje të informuar”, shpjegoi Komisionerja Evropiane për Energjinë, Kadri Simson. Bashkë me të në debat mori pjesë edhe eurodeputeti polak nga Partia Popullore Evropiane, Krzysztof Hetman:

"Në 15 vitet e fundit, ky treg ka pësuar një revolucion të vërtetë - zakonet e konsumatorëve kanë ndryshuar, digjitalizimi po përparon, tregtia elektronike po zhvillohet dhe vlerësimi i automatizuar i aftësisë së kredimarrësve për t’i shlyer borxhet po përdoret më gjerësisht."

Rregullat e reja gjithashtu do të sigurojnë se vetëm të dhënat e përshtatshme do të përdoren për vlerësim. Kredi do të jepet vetëm për konsumatorët që janë në gjendje të shlyejnë borxhin e tyre në mënyrë të qëndrueshme”, shpjegoi komisionerja evropiane.

Që tani e tutje, çdo kreditor do të duhet të garantojë që konsumatori është në gjendje të shlyejë kredinë dhe se ai është i mirëinformuar paraprakisht për të gjitha rreziqet”, shtoi eurodeputetja franceze nga “Rinovo Evropën” Stéphanie Yon-Courtin.

Foto: arkiv

Vlerësimi i kredisë dhe informacioni parakontraktor

"Vlerësimi i aftësisë kreditore të aplikantëve për kredi nga ana e huadhënësve nuk është aq revolucionare. Ata e bëjnë gjithsesi, por tani do t'u kërkohet ta bëjnë atë në një rend të caktuar", shpjegoi Nikollov.

"Problemi kryesor bullgar për momentin është informacioni parakontraktor i dhënë në një mënyrë jokorrekte," tha gjithashtu ai dhe shtoi:

Kushtet e kredisë duhet të paraqiten në një formular standard – çdo institucion kreditues duhet t'ju ofrojë një formular të tillë me të gjitha shpenzimet e kredisë. Por ne kemi bërë studime që na kthejnë prapa në kohë, sipas të cilave duket qartë se jo të gjithë kreditorët e përmbushin saktë këtë detyrim. Më shpesh, ata që abuzojnë e bëjnë këtë duke е ofruar këtë informacion parakontraktor së bashku me kontratën - si një shtojcë e kontratës, duke e bërë këtë informacion të pakuptimtë. Ai duhet të merret paraprakisht! Tani direktiva vendos një detyrim të qartë për ta dhënë këtë informacion të paktën një ditë para lidhjes së marrëveshjes së kredisë”, shtoi eksperti i “Përdoruesit aktivë”.

Foto: Ani Petrova

Fushëveprimi i rregulloreve dhe e drejta e tërheqjes deri në 2 javë

Kreditë konsumatore mund të jenë burim shprese dhe lumturie, por ato gjithashtu mund të çojnë në drama personale dhe tragjedi familjare. E mirëpres lajmin që, sipas rregullave të reja, vlerësimi negativ i kredisë nuk lejon lidhjen e një marrëveshjeje kredie”, tha eurodeputeti polak nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Marek Belka dhe raportuesi për këtë temë në emër të Komisionit për Çështjet Ekonomike dhe Monetare:

Është gjithashtu detyrë e kreditorit që t'u garantojë konsumatorëve akses të lehtë në të gjithë informacionin e nevojshëm. Për më tepër, duke ditur se sa familje bien në këtë spirale, mirëpres që direktiva mbulon edhe kreditë e vogla nën 200 euro”, shtoi ai.

Kishte një shumë minimale dhe tani ajo do të bëhet 0. Kreditë më të vogla nën këtë shumë nuk janë aq të përhapura dhe për këtë arsye nuk ishin mbuluar deri më tani, por mendoj se është një vendim i drejtë që të hiqet edhe kufiri i poshtëm,” Nikollov. shtoi për ndryshimet, me të cilat pragu duhet të bëhet 100 mijë euro.”

Foto: BGNES

Për më tepër, konsumatorët do të mund të tërhiqen nga marrëveshja e kredisë brenda 14 ditëve pa dhënë arsye”, shtoi eurodeputeti kroat Tomislav Sokol nga Partia Popullore Evropiane, dhe saktësoi se ndryshimet do të kontrollojnë edhe kreditë me pagesë.

"Rregullat e reja nuk do të lejojnë më bankat të dërgojnë karta krediti të pakërkuara në adresat e shtëpisë ose të rrisin në mënyrë të njëanshme kufijtë dhe të kërkojnë overdaft-et “e heshtura” nga njerëzit pa paralajmërim dhe pa opsionin e pagesës së shtyrë."

Reklamat e kreditit dhe opsioni “Bli tani paguaj më vonë”

Bëhet fjalë për detyrimin për të shkruar mbishkrime në mesazhet reklamuese që kredia konsumatore është lidhur me shpenzime. Diçka si etiketat që shohim në cigare apo në pije alkoolike. Tani do të fillojnë t’i përdorin edhe për sa u përket kredive”, shtoi eksperti.

Reklamuesit duhet ta bëjnë të qartë se huamarrja kushton para. Disa lloje reklamash të rrezikshme dhe mashtruese do të ndalohen plotësisht. Personalisht unë mendoj se duhet të ndalohet tërësisht reklamimi i kredive konsumatore në media, por fatkeqësisht kjo rezultoi e pamundur”, theksoi raportuesja mbi temë Kateřina Konečná dhe eurodeputetja rumune nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, Maria Grapini, theksoi:

Më vjen mirë që reklama hyri në tekst! Kjo është një reklamë e rreme, false, pasi kushtet e përcaktuara në kontratat e kredisë ndryshojnë me kalimin e kohës”.

Parlamenti Evropian tërheq vëmendjen për blerjet me këste pa interes.

"Bli tani, paguaj më vonë" është emri i një lloji kredie konsumatore që ka fituar popullaritet: buy now, pay later. Natyrisht, pa kosto shtesë dhe vetëm një klikim larg, megjithatë, mund të bëhet problem kur pagesa vonohet”, paralajmëroi eurodeputetja portugeze nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Maria-Manuel Leitao Marques.

Kreditë e dhëna nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përjashtohen nga direktiva. Ndoshta ato nuk janë përfshirë në direktivë sepse praktika të tilla janë shumë të rralla dhe shumë pak tregtarë janë të gatshëm të shesin në këtë mënyrë”, shpjegoi Nikollov.

Mbrojtja e të drejtave të të mbijetuarve nga kanceri

Unë e konsideroj suksesin më të madh që për herë të parë në legjislacionin europian, pacientët me kancer do të mund të përfitojnë nga e ashtuquajtura “e drejta për t’u harruar”. Kështu, ata që e kanë kapërcyer kancerin dhe aplikojnë për një kredi, për të cilën kërkohet sigurim, nuk do të diskriminohen”, theksoi eurodeputetja çeke nga e majta, Kateřina Konečná.

Raportimet nga pacientët me kancer për këtë temë janë të rralla në vendin tonë, sipas “Përdoruesit aktivë”:

Më tepër jo, por mesa duket ka pasur sinjale në Komisionin Evropian dhe ndoshta praktikë në vende të tjera që kanë çuar në këtë vendim. Kjo sigurisht që prek një numër shumë të vogël njerëzish, por nga ana tjetër ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe sociale. Zakonisht kërkohet sigurim për këtë lloj huamarrësish dhe vlera e këtij sigurimi është aq e lartë sa nuk ka fare kuptim të marrësh kredi. Në këtë mënyrë këta persona përjashtohen nga tregu i kredisë."

Foto: arkivKufiri i tarifës për të parandaluar abuzimin

"Direktiva thotë qartë se normat e interesit duhet t'u shpjegohen klientëve në mënyrë shumë të saktë dhe transparente dhe se tarifat e fshehura nuk do të jenë më të mundshme," theksoi eurodeputeti rumun Vlad-Marius Botos nga "Rinovo Evropn" në lidhje me rregullat e reja.

Me direktivën po mbrojmë më të varfrit në këtë kontinent, pasi ata janë më të rrezikuar nga borxhet. Ne mbrojmë edhe të rinjtë, ndër të cilët marrja e huave të tepërta është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Dhe kjo, natyrisht, është edhe për shkak të të gjitha ofertave që janë në dispozicion në internet”, shpjegoi eurodeputeti gjerman nga “Të Gjelbrit” Malte Galii.

Ekspertët u bëjnë thirrje njerëzve të mos jenë naivë

Direktiva e re nuk paraqet diçka radikale, por përkundrazi bazohet në direktivën e vjetër të vitit 2008, e cila pasqyrohet në Ligjin bullgar për kredinë konsumatore të vitit 2010. Sipas mendimit tim, me shumë mundësi nuk do të jetë e nevojshme miratimi i një ligji krejtësisht të ri, por vetëm plotësimet dhe ndryshimet në ligjin ekzistues për kredinë konsumatore”, theksoi drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Përdoruesve Aktivë.

“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë vërtet se marrja e parave nuk është një lloj dhurate apo një lloj e drejte sociale për të gjithë. Kjo është një marrëveshje nga e cila pala tjetër - kreditori - dëshiron gjithmonë të fitojë para. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të mos jemi shumë sylesh”, theksoi Bogomill Nikollov.

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD