Në Uashington, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme Maria Gabriel foli me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antëni Blinken. Takimi ishte në kuadër të sesionit të dytë të dialogut strategjik mes Bullgarisë dhe SHBA-së. “Mbështetje, koordinim dhe një përgjigje e përbashkët ndaj sfidave” – këto janë mesazhet nga takimi im me sekretarin e shtetit amerikan Antëni Blinken. Faleminderit për pritjen e ngrohtë si zëvendëskryeministre e Bullgarisë. Vendi ynë është një partner strategjik, një aleat i rëndësishëm dhe një mik”, tha Gabriel. Nënshkrimi i Memorandumit midis Bullgarisë dhe SHBA-së për të kundërshtuar manipulimin e huaj të informacionit është i një rëndësie kyçe në një mjedis të intensifikimit të sulmeve hibride dhe dezinformimit”, theksoi zëvendëskryeministrja. “Në një frymë konstruktive dhe dashamirëse, në kuadër të dialogut strategjik, ne planifikuam qasje të përbashkëta ndaj problemeve globale dhe rajonale”, përmblodhi Gabriel.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..