“Teodosij Spasov Folk Quintet” ndodhet në turne në SHBA dhe Kanada. Ftesa është nga Ambasada e Bullgarisë në SHBA, me rastin e 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Koncertet në periudhën 24 shtator – 6 tetor përfshijnë tetë qytete – Çikago, Detroit, Nju Jork, Pitsburg, Toronto, Otava, Uashington dhe Boston.
Më 27 shtator, fyelltari bullgar me famë botërore dhe muzikantët e formacionit të tij folklorik do të luajnë në Hungarian House.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..