Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është shteti i parë në botë me një rrugë që mban emrin e një donatori

Foto: dokumentalisti.bg

Në Varna ndodhet rruga e parë në botë që mban emrin e një donatori i cili ka shpëtuar katër jetë njerëzish. Rruga na kujton dhuratën e fundit, jashtëzakonisht të çmuar që një person mund të bëjë në rrugëtimin e tij në Tokë.

Rruga quhet "Georgi Nikollov" dhe është në lagjen "Asparuhovo" të kryeqytetit tonë detar. Riemërtimi i një rruge me emrin e një donatori është një nismë e qytetarëve dhe krijuesve të projektit "Dhurata e fundit e njeriut", i cili synon të tërheqë vëmendjen mbi çështjen e problemeve të donacioneve në Bullgari.

Jetë pas fundit

Georgi është një i ri nga Varna, i cili më 20 shtator 2015, mbetet përgjithmonë 21 vjeç, por bën të mundur që 4 jetë të tjera të vazhdojnë duke u bërë donator. Një student jashtë vendit, me mendje të mprehtë dhe me një të ardhme të ndritur, Georgi nuk kishte probleme serioze shëndetësore dhe nuk mund ta dinte se një aneurizëm tinëzar i trurit në kokën e tij ishte gati të plaste dhe t'i jepte fund jetës së tij. Aneurizmat nuk kanë asnjë shkak apo simptoma të shpjegueshme, dhe në rastin e Georgit ishte asgjë më tepër se një fatëkeqësi. Megjithatë, ai u jep katër njerëzve një shans për jetën, gjë që e bën atë një hero, dhe kështu frymëzon idenë novatore që një rrugë të mabjë emrin e tij.

Donacion në Bullgari

Në vendin tonë kemi pasur vetëm 13 situata donatore në vitin 2022, ndërkohë që njerëzit në pritje janë afro 1000, gjë që e vendos Bullgarinë nga fundi i listës së Bashkimit Evropian për nga numri i transplanteve. Njerëz të cilët janë në brendësi të situatës parashikojnë se nëse vazhdojmë me këtë tempo aktuale, do të duhen më shumë se 20 vjet për të mundësuar transplatnin për të gjithë ata që presin deri më sot.

Historia e Georgit dhe e donacionit në vendin tonë tregohet nëpërmjet projektit multimedial “Dhurata e fundit e njeriut”. Në mënyrë që ai të realizohej, autorët e tij Aleksandër Nikollov dhe Dimitër Panajotov zhvilluan mbi 100 takime me mjekë, pacientë dhe familje të donatorëve në më shumë se 15 vendbanime. Ata fulmuan në 8 spitale, morën pjesë në tre transplante dhe u bënë dhëshmitarë të një donacioni.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD