Nënkomisioni për kontrollin e fondeve evropiane do të bëhet komision, tha në parlament lideri i GERB Bojko Borisov. Së bashku me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), kërkojnë që komisioni i ardhshëm parlamentar të shqyrtojë gjithçka që lidhet me planet territoriale të propozuara nga qeveria për një tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit. Borisov diskutoi problemin me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe me bashkëkryetarin e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, pasi deputetët shprehën shqetësimin se në mënyrë skandaloze, pa tenderë, kompanitë e afërta me koalicionin “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB), do të përfitojnë 1.5 miliardë euro fonde.
Edhe një herë shfaqet mungesa e kompetencës. Edhe një herë, GERB është nën ndikimin e retorikës së partisë “Vëzrazhdane”, e cila është kundër investimeve në këto rajone për të ruajtur vendet e punës. Kompanitë e treguan synimin e tyre investues, por kjo në asnjë mënyrë nuk i bën përfituese të planeve territoriale, komentoi deputeti i PP-DB, Radosllav Ribarski.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..