Ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov në kuadër të pjesëmarrjes në Këshillin “Drejtësia dhe Punët e Brendshme”, u takua me ministrin federal të punëve të brendshme të Austrisë Gerhard Karner. Theksi në bisedimet e tyre ishte arritja e një vendimi për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Stojanov theksoi punën aktive të vendit tonë për të luftuar migracionin ilegal, duke theksuar se që nga fillimi i vitit kemi parandaluar rreth 160 000 tentativa për të kaluar ilegalisht territorin e vendit tonë dhe kemi forcuar bashkëpunimin me Turqinë në këtë fushë. Besojmë se anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen do të jetë një sinjal i fortë pozitiv për unitetin e BE-së në sfondin e sfidave serioze të sigurisë për Bashkimin”, tha Stojanov.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..