Punëtorët e “Mini Marica Lindje” dolën në protestë. U bllokua “Kalimi i Republikës (Hainboaz) pranë qytetit Gurkovo. Protesta ka edhe në autostradën “Trakia” në rajonin e qytetit Stara Zagora, në rrugët drejt qytetit Haskovo dhe midis vendbanimeve Gëllëbovo-Dimitrovgrad. Minatorët nga Bobov Dol po kryejnë një autokolonë përgjatë autostradës “Struma” dhe rrugës kryesore E-79 afër qytetit Dupnica. Një aksion është paralajmëruar edhe në udhëkryqin afër fshatit Dragiçevo mes Sofjes dhe Pernikut.
Protestuesit janë të pakënaqur me planet për të zhvilluar zonat e minierave të qymyrit, të cilat e paracaktojnë fatin e kësaj dege të industrisë. Qeveria planifikon të miratojë planet në një mbledhje të jashtëzakonshme më 29 shtator në orën 15:00. Minatorët dhe punonjësit e energjetikës këmbëngulin që shteti të rinegociojë me Komisionin Evropian afatin për mbylljen e termocentraleve me qymyr. Sipas angazhimeve të tranzicionit të energjisë së gjelbër, mbyllja duhet të përfundojë deri në vitin 2026. Protestuesit kërkojnë që mbyllja të shtyhet deri në vitin 2038.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..